Mastodon-i është rruga më e mirë për të ndjekur ç’ndodh is the best way to keep up with what’s happening. Ndiqni cilindo nëpër fedivers dhe shihni gjithçka në rend kronologjik. Pa algoritme, reklama, karrema.

Ky është aplikacioni zyrtar Mastodon për Android. Është tejet i shpejtë dhe në mënyrë mbresëlënëse i hijshëm, i konceptuar të jetë jo thjesht i fuqishëm, por edhe i kollajtë për t’u përdorur. Në aplikacionin tuaj mund të:

EKSPLORONI

■ Zbuloni shkrimtarë, gazetarë, artistë, fotografë, shkencëtarë të rinj, etj
■ Shihni ç’ndodh nëpër botë

LEXONI

■ Mbani lidhjet me persona që i keni për zemër, në një prurje kronologjike pa ndërprerje
■ Ndiqni hashtag-ë, që të informoheni në kohë reale për subjekte specifike

KRIJONI

■ Postoni për ndjekësit tuaj, ose për tërë botën, me pyetësorë, figura dhe video cilësie të lartë
■ Merrni pjesë në biseda interensante me persona të tjerë

MIRËMBAJENI

■ Krijoni lista personash, që të mos humbni kurrë asnjë postim
■ Filtroni fjalë, ose togfjalësha, që të kontrolloni ç’doni dhe ç’nuk doni të shihni

DHE MË TEPËR!

■ Një temë e hijshme që i përshtatet skemës tuaj të personalizuar të ngjyrave, të çelët, ose të errët
■ Ndani me të tjerë dhe skanoni kode QR, që të shkëmbeni me ta pa humbur kohë profile Mastodon
■ Hyni dhe kaloni mes llogarish të shumta nga njëra te tjetra
■ Merrni njoftim kur një person i caktuar poston, me një buton zile
■ No spoilers! Postimet tuaja mund t’i vendosni pas sinjalizimesh lënde

NJË PLATFORMË E FUQISHME PUBLIKIMESH

S’ju duhet më të rrekeni të zbutni një algoritëm të patejdukshëm që vendos nëse shokët tuaj do të shohin a jo çfarë postoni. Nëse i ndiqni, ata do ta shohin këtë.

Nëse e botoni në web-in e hapur, është i përdorshëm në web-in e hapur. Mund të ndani në mënyrë të parrezik lidhje në Mastodon, duke e ditur se cilido do të jetë në gjendje t’i lexojë ato pa bërë hyrje në llogari.

Nëpërmjet rrjedhash, figurash, videosh, audiosh në cilësi të lartë dhe sinjalizime për lëndën, Mastodon-i ofron plot rrugë për të shprehur veten në një rrugë që ju shkon për shtat.

NJË PLATFORMË E FUQISHME LEXIMESH

S’kemi nevojë t’ju shfaqim reklama, ndaj s’na duhet t’ju mbajmë në aplikacionin tonë. Mastodon-i ka përzgjedhjen më të pasur të aplikacioneve dhe integrimeve prej palësh të treta që të mund të zgjidhni funksionimin që ju shkon më mirë për shtat. 

Falë prurjes kronologjike të kreut, është e kollajtë të thuhet se kur keni parë krejt përditësimet dhe mund të kaloni në diçka tjetër.

S’ka nevojë të shqetësoheni se një klikim i gabuar do të shkatërrojë përgjithmonë rekomandimet për ju. Nuk hamendësojmë çfarë doni të shihni, ju lëmë ju në kontroll të kësaj.

PROTOKOLLE, JO PLATFORMA

Mastodon-i s’është si një platformë tradicionale mediash shoqërore, por ngrihet mbi një protokoll të decentralizuar. Mund të regjistrohen në shërbyesin tonë zyrtar, ose të zgjidhni një palë të tretë që të strehojë të dhënat tuaja dhe të moderojë funksionimin për ju.

Falë protokollit të përbashkët, pavarësisht se ç’zgjidhni, mund të komunikoni pa cen me persona në shërbyes të tjerë Mastodon. Por ka edhe më: Thjesht me një llogari, mund të komunikoni me persona nga platforma të tjera fediversi.

Jo i kënaqur me zgjedhjen tuaj? Mundeni përherë të kaloni te një shërbyes tjetër Mastodon, teksa merrni me vete edhe ndjekësit tuaj. Për përdorues të thelluar, mundeni të strehoni të dhënat tuaja në infrastrukturën tuaj, ngaqë Mastodon-i është me burim të hapët.

JOFITIMPRURËS, NGA NATYRA E VET

Mastodon është një ent jofitimprurës i regjistruar në ShBA dhe Gjermani. S’jemi të nxitur nga nxjerrja e vlerës monetare nga platforma, por nga ç’është më e mira për platformën.

SIÇ PARAQITET NË: TIME, Forbes, Wired, The Guardian, CNN, The Verge, TechCrunch, Financial Times, Gizmodo, PCMAG.com, etj.