F-Droid mbërriti te 1.0!

Kjo hedhje në qarkullim përfshin plot ndryshime të mëdha:

* U ripunua plotësisht rrjedha e punës për përditësimin e aplikacioneve

* Përmbledhje dhe përshkrime plotësisht të përkthyeshme për aplikacionet 

* Ndarje “Ç’ka të Re” për të shfaqur ndryshimet në hedhjen aktuale në qarkullim

* Foto ekrani dhe ilustrime veçorish

* Mbulim për media instalimesh, kartela OTA, ZIP, etj.

* U përmirësua mbrojtja nga gjurmimet (HTTP ETag, TLS, etj.)

* Përditësime plotësisht në prapaskenë me Zgjerimin e Privilegjuar

* Theksim dhurimesh për zhvillues aplikacionesh

* Përditësime shumë të shpejta të treguesve
